Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilëve u është gjetur një bazë armatimesh në kryeqytet në korrik të vitit të kaluar.
Mësohet se Kristjan Gjini e ka pranuar akuzën e Prokurorisë, ndaj për të janë kërkuar 12 vite burg.
Nga ana tjetër Fatjon Muratit iu gjetën gjurmë gishtërinjsh në armatimet e kapura më 13 korrik të vitit të shkuar, por ai ka mohuar të ketë lidhje me arsenalin, ndërsa akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.
Fatjon Murati u la në arrest shtëpie, nga Gjykata e Tiranës, por e theu këtë masë sigurie duke ikur në drejtim të Kosovës.
Murati rezulton të ketë ikur nga Shqipëria, ditën që ndaj lokalit të tij në Don Bosko në Tiranë është qëlluar me breshëri plumbash, ku humbi jetën edhe banakierja Mimoza Paja dhe 6 persona mbetën të plagosur.