Në kohën kur kriza dhe inflacioni kanë goditur rëndë ekonominë e shumë vendeve të botës, besueshmërisë e qytetarëve tek bankat duhet të jetë prioritet në agjendën e këtyre institucioneve financiare.
Titujt dhe vlerësimet nga ekspertët ekonomikë të huaj ndihmojnë në rritjen e besueshëmrisë tek bankat. Pikërisht një të tillë e ka marrë edhe Banka Kombëtare Tregtare ku është shpallur si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’, titull ky i rakorduar nga ‘Global Finance’.
‘Global Finance’ njihet si një ndër revistat më të mëdha e cila e ka dhënë këtë titull për të 30-tin vit radhazi, çmim ky me të cilin vlerësohen bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Për dhënien e këtij çmimi u organizua një ceremoni ku morën pjesë aktorë të rëndësishëm të jetës ekonomike përfshirë edhe themeluesin dhe drejtorin e redaksisë ‘Global Finance’, Joseph D. Giarraputo si dhe drejtori i Përgjithshëm dhe anëtari i Bordit të BKT-së, Z. Seyhan Pencablıgil.
Çmimi ‘Banka më e mirë’ u jepet bankave të cilat gjatë gjithë vitit janë përpjekur dhe kanë arritur që të rrisin asetet e tyre, të arrijnë të shtrihen gjeografikisht, të krijojnë marrëdhënie strategjike si dhe të zhvillohen e të kenë inovacione të reja në produkte bankare.
‘Banka më e mirë’ gjithashtu duhet që të ketë analizuar mirë kapitalin si dhe të ketë qenë e vëmendshme në analizimin e kredisë. Ekspertët e ekonomisë, kanë analizuar se banka e cila i ka plotësuar të gjitha kushtet e mësipërme është Banka Kombëtare Tregtare.
Themeluesi dhe drejtori i redaksisë së ‘Global Finance’, Joseph D. Giarraputo u shpreh se titulli ju dha Bankës Kombëtare Tregtare pasi ka gamë të gjerë në shërbimet ndaj klientëve.
‘‘Duhet besueshmëria e duhur për të krijuar marrëdhënie financiare afatgjata’’, theksoi Joseph D. Giarraputo.
Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtari i Bordi të BKT-së, Seyhan Pencablıgil nuk la pa përmendur sfidat dhe përpjeket me të cilat është përballur Banka Kombëtare Tregtare duke e cilësuar titullin e ‘Global Finance’ si një vlerësim për punën e bërë për të shënuar rritje historike, çdo vit. Fjala e tij falenderuese nuk mund të përjashtonte mirënjohjen e thellë për ekipin e tij që me profesionalizëm ka bërë të mundur arritjet e njëpasnjëshme të bankës. Seyhan Pencablıgil, në fjalën e tij në ceremoni theksoi se objektivat e bankës mbeten të qarta dhe të njëjta:
‘Objektivat tona janë gjithmonë të jemi një bankë e qëndrueshme me performancë të fortë në të gjithë indikatorët financiarë, një bankë që mbështet me produkte dhe shërbime cilësore klientët tanë por edhe që kontribuon në rritjen ekonomike të vendit’’, e përfundoi fjalën e tij Pencablıgil.
Banka Kombëtare Tregtare, BKT, u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 63 degësh dhe kanalesh alternative novatore dhe është banka më e vjetër tregtare në Shqipëri.
BKT ka një vlerë totale të asetit prej 4.6 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.7 miliard dollarë.