Ngjarja e rëndë mbrëmë në Top Channel ka tronditur mbarë opinionin publik. 60 vjeçari, Pal Kola i cili punonte roje sigurie në televizionin kombëtar, ka ndërruar jetë rrugës për në spital nga plagosja me AK47.
Ndërkohë autoritetet kanë dhënë urdhër të menjëhershëm për zbardhje të ngjarjes dhe grupi hetimor është përqëndruar në dy pista.
Një pistë mendohet të jetë për Big Brother VIP dhe lojërat që produksioni ka bërë, ndërsa tjetra mendohet të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel.
Ajo çfarë dyshohet deri më tani është se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e televizionit, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës.