Qeveria britanike do të njoftojë planet për të lëvizur emigrantët nga hotelet në baza ushtarake apo edhe tragetet e braktisura brenda disa javësh.
Për këtë shkruan Sky News.
Qeveria tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund përdorimit të hoteleve për strehimin e azilkërkuesve.
Propozimet e mëparshme për të përdorur kampet e pushimeve dhe konviktet e studentëve për emigrantët kanë pasur pak mbështetje.
“Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për presionin e paprecedentë mbi sistemin tonë të azilit të shkaktuar nga një rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtimeve të rrezikshme dhe të paligjshme në vend”, tha një zëdhënës i Home Office.
“Ne vazhdojmë të punojmë brenda qeverisë dhe me autoritetet lokale për të identifikuar një sërë opsionesh akomodimi”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, qeveria përcaktoi detajet e një ligji të ri që ndalon hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla përgjatë Kanalit Anglez – një propozim që disa organizata thonë se është jopraktik dhe do të kriminalizonte përpjekjet e mijëra refugjatëve të vërtetë.
Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë përparësinë e tij kryesore ndalimin e mbërritjeve të anijeve pasi numri i emigrantëve që mbërritën në bregun jugor të Anglisë u rrit në 45,000 vitin e kaluar.
Kujtojmë se Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një takimi në Paris më 10 mars ranë dakord për një plan të ri për të luftuar migracionin e paligjshëm përmes Kanalit Anglez, që ndan të dy vendet.