Lefter Alla nuk do të jetë më kryebashkiaku i Bulqizës. Ai është shkarkuar ditën e sotme ne vendim qeverie. Ky vendim është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Shkarkimin nga detyra të jkryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.
Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kryeministr
Edi Rama
Në mungesë dhe me porosi
Zëvendëskryeministrja
Belinda Balluku”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Kujtojmë që Lefter Alla është arrestuar nga SPAK për abuzim me tenderat.