Kryeministri Edi Rama i cili po zhvillon një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, ditën e sotme zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ky i fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër.
Ai ju është përgjigjur disa pyetje dhe nuk ka lënë pa përdor edhe ironinë e tij ç’ka ka shkaktuar të qeshura të shumta tek të pranishmit.
Rama ka ironizuar edhe Suella Braverman e cila disa herë i ka cilësuar shqiptarët si të rrezikshëm dhe personat që drejtojnë grupe të mëdha kriminale në Britani.
‘Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.
Rama ka folur edhe për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria duke e cilësuar këtë si një të drejtë të qytetarëve për të lëvizur, pasi Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të zgjedhin ata se çfarë duan të bëjnë.
‘E di që nuk është korrekte për mua, por nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo! Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro.’- tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se në vitin 2022 janë kthyer 25% e emigrantëve dhe kjo është gjë e mirë pasi vijnë me një përvojë tjetër.