Disa lëkundje tërmeti janë ndier në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas. Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla.
Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.