Ashtu siç pritej, ndodhi. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi e koalicionin “Bashkë Fitojmë” vetëm me pjesëmarrjen e PL, PDK dhe PBDNJ, duke hequr PD e drejtuar nga Sali Berisha. Celibashi argumentoi se pjesë e koalicionit nuk mund të bëhet pjesë subjekte që nuk janë regjistruar në KQZ.
Përfaqësuesi i PD-së së Alibeaj në KQZ, Indrit Sefa akuzoi palën e Berishës se kanë përdorur emrin dhe logon e PD në mënyrë të paligjshme. Akuza këto që u kundërshtuan nga përfaqësuesit e koalicionit Bashkë Fitojmë.
Kryekomisioneri Celibashi regjistroi dhe koalicionin “Aleanca Liberale”, edhe PD e drejtuar nga Alibeaj kërkoi mos regjistrimin e tij.
KQZ sot gjithashtu regjistroi në zgjedhjet e 14 Majit, Partinë Demokratike. Vendimi është marrë nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili zbatoi kështu vendimmarrjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) për ta regjistruar PD-në me kryetar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar. Ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit.