Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot kërkesën për regjistrim të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me parti përbërëse PD e drejtuar nga Sali Berisha, PL, PBDNJ dhe PDK. Gjatë shqyrtimit do të verifikohet nëse ky koalicion është brenda rregullave të kodit zgjedhor.
Partia udhëheqëse e këtij koalicioni është Partia e Lirisë, ndërsa Partia Demokratike është drejtuesja politike deri në zgjedhjet e 14 majit. Po ashtu, kryekomisioneri do të shqyrtojë edhe kërkesë e koalicionit tjetër opozitar “Aleanca Liberale e Djathtë”.