Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një takim me presidentin Bajram Begaj, ai ka qëndruar për rreth 30 minuta në Presidencë. Nga zyrat e shtypit të të dyja institucioneve është konsideruar një vizitë rutinë por duhet theksuar se ky takim vjen disa ditë para se kreu i qeverisë Edi Rama të niset për Athinë, ku përveç ekspozitës së pikturave të tij do të ketë mundësi të takojë krerët e politikës greke. Me ata pritet të ketë diskutime për çështjen e detit.
Të dyja vendet deri më tani kanë rënë dakord ta çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës por ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar. Ndërkohë palët duhet të punojnë edhe për grupin negociator i cili do duhet të marrë dakordësinë edhe të presidentit të Republikës.