Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu deri në orët e mëngjesit, më pas ndërprerje të reshjeve dhe vranësirat do t’ja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 20m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 0 deri 12°C, në zonat e ulëta 3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 6 deri 16°C.