Një specie e rrallë e zbuluar në vitin 2023, tulipani shqiptar u shpall nga qeveria monument natyre, shkalla më e lartë e mbrojtjes.
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja Mirela Kumbaro. Ajo sqaroi se kjo specie është në listën e kuqe për shkak të rrezikut të larë që e përfshinte.
“Në radhë të parë një specie e veçantë, ajo që quhet tulipani shqiptar, i zbuluar në vitin 2003, shpallet sot në një zonë ku rritet në Kukës, monument natyre që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. Bëhet fjalë për 30 mijë hektarë apo diçka më shumë. Kjo specie është në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë speciet e rrezikuara. Quhet tulipani shqiptar sepse rritet vetëm në Shqipëri”, tha ndër të tjera Kumbaro.
Tulipani rritet vetëm në Surroj të Kukësit. Është një prej luleve më të bukura në botë, e tashmë e kemi edhe ne autokton e të certifikuar nga Federata Botërore e florës dhe faunës.
“Tulipa Albanika”, kështu është emërtuar dhe është renditur i 114 në listën e bimëve endemike.