Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS në KQZ nuk ka pranuar të shqyrtojë dy kërkesat e PD, specifikisht të Alibeajt dhe Sali Berishës lidhur me regjistrimin në zgjedhje.
KAS e ka konsideruar vendim të ndërmjetëm qëndrimin e Ilirjan Celibashit për të kërkuar dokumentacion më të plotë për grupimin e Alibeajt ndërsa për grupimin e Berishës është përdorur si argument shtesë fakti që nuk legjitimohet.
Tashmë pritet mbledhja e radhës e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vendosur nëse grupimi i Alibeajt do të regjistrohet ose jo në zgjedhje, në kushtet kur nuk kanë pranuar firmën e Lulzim Bashës për dokumentacionet e kërkuara.