Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar ngritjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook ai mirëpret agjentët amerikanë të antidrogës në Tiranë.
“DEA mirë se erdhe!!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po largohej gjithnjë e më shumë për shkak të çështjeve urgjente që diktojnë praninë tuaj këtu…”, shkruan Karamuço në Facebook.
Ky vendim i DEA-s për zbarkimin në Tiranë vjen në një kohë kur organizatat kriminale shqiptare kanë marrë një rol kyç në trafikun e kokainës nga vendet e origjinës së Amerikës Latine drejt Europës.
Ardhja e agjentëve amerikanë të antidrogës në Tiranë vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm të ndodhur pak më parë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gladis Nano, takoi kreun e FBI-së, Christopher Wray, gjatë vizitës së tij në Uashington. thonë mediat.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë edhe pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruante se vizita e Gladis Nanos “forcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë Amerikane”.