Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ish-kryetari Lulzim Basha është i dorëhequr nga funksioni prej një viti dhe se këtë detyrë tashmë e ushtron Alibeaj. Ndaj dokumentacioni i paraqitur për regjistrim është i plotë dhe kërkohet regjistrimi si subjekt në zgjedhjet e 14 majit.
Dy ditë më parë KQZ i dha 48 orë afat PD-së për të plotësuar dokumentacioni ndërkohë që sot pritet të merret edhe vendimi finale për këtë subjekt zgjedhore i cili i ka dërguar drejtuesit të institucionit edhe informacionet e nevojshme mbi kërkesën e bërë duke kërkuar zhbërjen e vendimit të dy ditëve më parë dhe vijimin e regjistrimit.