Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotme në Kamëz. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, në bulevardin “Donald Trump”, ku si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N.M.
Raportohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar pasi lokali gjatë sulmit ka qenë i mbyllur. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.