Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e sotme. Një makinë “ka fluturuar” nga mbikalimi i TEG-ut dhe ka përfunduar në autostradë duke u përplasur me një makinë tjetër.
Mësohet se deri më tani është konfirmuar një viktimë, një vajzë rreth moshës 25 vjeç.
Pamjet janë shumë të rënda. Makinat duken të shkatërruara, e ndërsa në rrugë ndodhet edhe shoferi tjetër i makinës, ku duket i tomaksur nga kjo ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Saktësim mbi informacionin paraprak të dhënë pak minuta më parë.
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.