Ulet çmimi i naftës me 4 lekë. Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku vihet re se vetëm nafta ka pësuar ulje të çmimit, ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar.
Më konkretisht, nafta do të shitet 193 lekë për litër. Çmimi i benzinës 190 lekë për litër, teksa gazi do vijojë të tregtohet 80 lekë për litër.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër”, thuhet në vendim.
Çmimet e reja që do të jenë në fuqi prej orës 18:00.