Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se i është vendosur lëndë plasëse një marketi në Kamzë. Marketi ndodhet në pronësinë e familjarit të Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë. Sipas njoftimit të shpërndarë nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:55 në rrugën “Demokracia”. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetrata anësore e marketit.
Pronarët e marketit në dëshminë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes.
Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.