Policia italiane ka bërë të ditur ditën e sotme se ka vendosur në pranga një 37-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është kapur me 220 kilogramë kokainë. Lëndët narkotike ai e kishte fshehur në furgon dhe policia e ka njohur vetëm nga targat pasi kishte disa kohë që shqiptari ishte nën vëzhgimin e policisë.
Shqiptari e ushtronte aktivitetin e tij në Veneto por ai po udhëtonte në një autostradë në drejtim të Milanos. Sipas mediave italiane, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg do të kapte shifrën e 15 milionë eurove.