Furnizuesi më i madh i Apple, Foxconn, njoftoi muajin e kaluar se të ardhurat e tij ranë 11.65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 për shkak të kërkesës më të dobët për elektronikë, raporton Fena.
Megjithatë, të ardhurat e shkurtit ishin më të larta se 13 miliardë dollarë, shifra e dytë më e lartë mujore në historinë e shitjeve.
Foxconn shtoi se puna në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në qytetin kinez të Zhengzhou po kthehet në normalitet pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.
Foxconn tha në një deklaratë se të ardhurat nga shitjet e kompjuterëve, elektronikës inteligjente të konsumit dhe produkteve cloud dhe rrjeteve ranë në shkurt nga një vit më parë “për shkak të tërheqjes së blerësve konservatorë”.
“Bazuar në të ardhurat e arritura në dy muajt e parë, perspektiva për tremujorin e parë të 2023 është afërsisht në përputhje me pritjet e tregut”, thekson Foxconn, raporton BBC.
Kompania konfirmoi gjithashtu se po shqyrton mundësinë e zgjerimit në Indi.