Siç kishte paralajmëruar më parë, në komunitetin shqiptar, zoti Naser Nika, me iniciativën e tij, lidhjet e tij të forta që thotë se i ka me zyrtarë të lartë të shtetit dhe të qytetit të Nju Jorkut, në maj 2023, një rrugë në qytetin Staten Island të Nju Jorkut do të marrë emrin e Ismail Bej Qemalit, nënshkrues i pavarësisë së Shqipërisë, ish-kryeministër i parë i shtetit shqiptar, raporton Diaspora Shqiptare.
Kur bëhet fjalë për aktivistin Nika, duhet theksuar se ai është duke punuar me përfaqësues të Staten Island-New York City, kongresmenin e distriktit të Staten Island Nikolle Malotakis, asambleistë, senatorë të shtetit, këshilltarin David Carr dhe zyrtarë të tjerë lokalë duke përfshirë edhe presidentin e qytetit, Vito Fosella, “që gjuha shqipe të mësohet si gjuhë e dytë në ato shkolla, ku ka një numër të konsiderueshëm nxënësish shqiptarë”.
Ai po ashtu deklaroi se synimet e tij në të ardhmen përfshijnë sigurimin e lejes për ngritjen e një monumenti ose së paku një busti të heroit tonë kombëtar Adem Jashari në Staten Island – Nju Jork.