Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe në formën e shtrëngatave, nuk do të mungojnë as stuhitë afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 metër/sekond, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 2 deri 11°C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zona bregdetare 6 deri 17°C.