Kur kanë kaluar 12 vite nga 21 janari, është publikuar për herë të parë në “Top Story” audio përgjimi i vrasjes së katër personave në bulevard më 21 janar të 2011-tës.
Në audio-përgjimin e sjellë ekskluzivisht nga gazetari, dëshmohet se ka pasur urdhër për të qëlluar direkt mbi trupat e protestuesve. Kjo sopas gazetarit është një provë e mjaftueshme për të kuptuar se vrasjet në Bulevard kanë ardhur me urdhër.
Pjesë nga audiopërgjimi
Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir: Gati për zjarr ushtarak
Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët
Ndrea Prendi: Nëse do hynë brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…
Dashamir Sheu: Ju kuptova!
Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.
Ndrea Prendi: Dashamir ku je?
Dashamir Shehi: Këtu jam, këtu jam
Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalua kufiri do hapet zjarr luftarak
Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largohu nga kordonët e sigurisë, do zbatojmë ligjin.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Andrea Prendi: Ky është urdhri
Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?
“Dy efektiva të njësisë speciale ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i godasin, t’i godasin fort
Ndrea Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome
Alfred Ahmetcenaj: Po po kuptova
Ndrea Prendi: Na sillni municion rezervë
Ky audio përgjim vjen vetëm pak ditë pasi kreu i SPAK, Altin Dumani u ktheu përgjigje familjarëve të viktimave se dosja i takon Prokurorisë së Tiranës dhe në rast se nga hetimi i tyre do të dalë që janë të përfshirë zyrtarë të lartë atëherë do të marrë në dorëzim çështjen Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.