Një 31-vjeçare e identifikuar si Etleva Kurti është vrarë mesditën e sotme në Kamzë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja.
Nga sa raportohet ngjarja dyshojet se ka ndodhur për gjakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar.
“Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim”, njofton policia.
Në vitin 2018 kur Vladimir Kurti ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç gjatë një tentative grabitje. Vladimir Kurti është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, viktima Etleva Kurti dyshohet se në banesë jetonte 31-vjeçarja me nënën e saj.