Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtetit fqinj ku ndërruan jetë mbi 36 persona dhe u plagosën mbi 85 të tjerë, ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në një postim në Twitter, presidenti shpreh ngushëllimet e tij për familjet e të viktimave dhe ju uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Begaj e vijon mesazhin e tij duke u kujtuar fqinjëve se Shqipëria është në krah të popullit grek në këto momente të vështira.
Shocked by the tragedy of the train collision in neighboring #Greece. Sincere condolences to the families of the victims, and I wish the survivors a quick recovery.
Albania and I stand alongside #Greece.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 1, 2023