Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sot e diel, priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, të cilat do të shoqërohen me shtrëngata. Në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.