Ukraina “qëndron e fortë” një vit pas pushtimit rus dhe aleatët perëndimorë janë zotuar se Moska nuk do ta mundë kurrë fqinjin e saj. I dalë duarbosh nga ofensiva dimërore, presidenti rus Vladimir Putin ka shtuar retorikën bërthamore. Në përvjetorin e parë të luftës, Kievi përgatitet për një kundërsulm për të çliruar territorin e pushtuar.
Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë nga Japonia, ka kujtuar nisjen e luftës në Ukrainë dhe ka shtuar faktin se shumë mendonim se kjo luftë ishte çështje ditësh, por koha tregoi të kundërtën. Rama ka përgëzuar popullin ukrainas për qëndrimin heroik dhe ka komplimentuar lidershipin e Zelenskyt. Kryeministri ka quajtur turp faktin se po përdorin fjalën bombë atomike sikur po flasin për kukulla, duke iu referuar kështu presidentit rus Putin.