Makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës. Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit ‘Land Rover’ dhe i vë flakën në pjesën e përparme. Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.
Makina ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku ka median e tij në zonën e Dollarit.