Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një lokal në Nea Ionia në periferi të Athinës, ku protagonistë janë sërish shqiptarët.
Si pasojë e një përplasje fizike mes 7 shtetasve shqiptarë ka ndërruar jetë aksidentalisht një shqiptar tjetër i cili ndodhej në një tjetër tavolinë për të parë ndeshjen. Mediat greke bëjnë me dije se grupi i shqiptarëve i cili u konfikuar me njëri-tjetrin, gjatë sherrit përdorën armë zjarri, plumbat e të cilave prekën në shpatull viktimën 30-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital.
Pas vrasjes së shqiptarit grupi prej 7 personazh është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Oficerët e policisë kanë sekuestruar një mjet xhip të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej anëtarëve të grupit shqiptar.
Kujtojmë se ditën e djeshme një shqiptar tjetër u vra nga një shtetas grek në Mykonos pasi ai i ngacmoi të dashurën.