Detaje të reja kanë dalë në dritë për krimin në Mykonos, ku një 33-vjeçar ka vrarë me armë gjahu një shqiptar. Pronari i lokalit ku ka nisur sherri mes tyre ka dhënë detaje për median ‘SKAI’. Sipas tij, alkooli ka qenë arsyeja kryesore e ngjarjes së rëndë.
“Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ata ishin klientë në lokal, por kur u konfliktuan dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. A ka ndodhur në parking apo më lart, nuk e di saktësisht se ku ka ndodhur. Pasi dolën nga lokali dhe u përleshën, ai më pas shkoi dhe mori një armë për të qëlluar personin tjetër”.
Në vazhdim, pronari i lokalit përmendi për autorin:
“E di që është një djalë shumë i mirë. Nuk kam fjalë për këtë ngjarje”.