Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar i cili merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave italiane gjatë këtij operacioni janë arrestuar 14 persona por nuk bëhet i ditur nacionaliteti i tyre dhe sa mes tyre janë shqiptarë.
Operacioni është shtrirë në qytetin e Milanos, Monza Brianza, Pavia, Alessandria dhe Astit, pasi ishin këto vende ku grupi kriminal kryente shpërndarjen e drogës.
Grupi kriminal akuzohet edhe për veprat penale të grabitjes së rëndë, zhvatje dhe dëmtime të rënda. Policia ka arritur që të sekuestrojë 80 mijë euro dhe 13 kilogramë lëndë narkotike.