Vendi ynë ditën e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 14°C, në zonat e ulëta -2 deri 19°C dhe në zona bregdetare 6 deri 19°C.