Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të shitjes së karburanteve.
Çmimi i naftës rritet me 5 lekë dhe do të shitet me 195 lekë/litër nga 190 lekë/ litri që është aktualisht. Benzina rritet me 4 lekë/litri, pra do tregtohet me 189 lekë/litri nga 185 lekë/litri që ishte më parë. Ndërkohë gazi do të tregtohet 80 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër”, thuhet në njoftim.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.