Zbulohet një shtëpi bari në Dermenas të Fierit. Gjatë kontrollit në një vilë 3 katëshe, u konstatuan 5 dhoma në një kat që ishin përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike me anë të llambave. Brenda këtyre ambienteve u gjetën 181 bimë narkotike të kultivuara në vazo. Në flagrancë u kap pronari i vilës 44-vjeçari Erion Marini i njohur edhe me emrin Xhevair Gashi.
Po ashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të OSHEE, një faturist dhe një elektricist të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit nga policia u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike