Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit pranë gjimnazit të këtij qyteti. Dy gjimnazistë janë konfliktuar me njëri-tjetri për motive të dobëta, çka ka dërguar në degjenerimin e situatës dhe përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur 15-vjeçari me inicialet L.Rr. i cili ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe bëhet fjalë për gjimnazistin me inicialet A.Gj. 17 vjeç, ndërkohë që po punohet për arrestimin e tij.