Pas 6 muajsh në luftë me vdekjen, 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në gusht të vitit të kaluar në Tiranë, ka ndërruar jetë në Kenia. Lajmi është konfirmuar nga nëna e saj. Kur kanë kaluar kaq shumë muaj, ende është mister se si përfundoi në spital e reja dhe nëna e saj pavarësisht përpjekjeve nuk arriti të gjente se cilët janë autorët.
22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua për pasojë ndërroi jetë ditën e sotme.
Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Sipas saj, vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime. Megjithatë, shkaqet janë ende mister.