Gjatë prezantimit të publikimit të “Vjetarit Rajonal Statistikor 2022”, INSTAT zbuloi gjetjet kryesore që botimi ka evidentuar për secilin qark dhe prezantimin kryesor të këtij aktiviteti.
Gjetjet kryesore që botimi evidenton për secilin qark janë:
Qarku Berat është qarku i dytë me nivelin më të lartë për prodhimin e rrushit me 17 mijë tonë (Shqipëria 128,3 mijë tonë).
Qarku Dibër është qarku me indeksin sintetik të fekonditetit më të lartë me 2,31.
Qarku Durrës është qarku me numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë me 279, për 1.000 banorë.
Qarku Elbasan është qarku i dytë nga sipërfaqja e mbjellë me bimë të arave, me 48.884 ha (Shqipëria 420.577 ha).
Qarku Fier është qarku me numrin më të lartë të gjedhëve me 58.000 krerë (Shqipëria 337.000 krerë).
Qarku Gjirokastër është qarku me shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës me 68,8 %, për popullsinë 15+ (Shqipëria 59,8 %).
Qarku Korçë është qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëvefrutore me 89,7 mijë tonë (Shqipëria 287, 2 mijë tonë).
Qarku Kukës është qarku me koeficientin më të madh të rritjes natyrore, 4 lindje më shumë se vdekje për 1.000 banorë.
Qarku Lezhë është qarku me shkallën më të lartë të papunësisë në rang vendi me 22,6 % (Shqipëria 11,5 %).
Qarku Shkodër është qarku me normën më të ulët të të pandehurve me 33,3 për 10 mijë banorë (Shqipëria 68,0 për 10 mijë banorë).
Qarku Tiranë është qarku me përqindjen më të ulët të mbetjeve të pamenaxhuara me 5.399 tonë (Shqipëria 80,286 tonë).
Qarku Vlorë është qarku me shkallën më të lartë të të regjistruarve në arsimin e mesëm privat kundrejt të regjistruarve në arsimin e mesëm me 19,4 %.