Mes ekipeve të kërkim-shpëtimit që po ndihmojnë në tërmetin e Turqisë dhe Sirisë janë edhe ekipet e dërguara nga Shqipëria dhe Kosova. Pikërisht nga kjo e fundit ka ardhur një lajm i mirë pasi kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat në Turqi nënën dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka publikuar edhe një video në Facebook.
‘‘Momenti i nxjerrjes nga rrënojat i nënës së vajzës dy vjeçare nga heronjtë tanë! Angazhim vetëmohues për të bërë bashkë në jetë nënë e bijë! Krenar me heronjtë e heroinat tona!’’, ka shkruar Mehaj.