Moti i keq në vend, i cili duket se është drejt fundit sipas njoftimit të sinoptikanëve ka bërë që ministrja Kushi më në fund të dalë në një komunikim zyrtar ku shpalos gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen disa shkolla të vendit. Sipas saj është kërkuar në mënyrë urgjente pajisja me sistem ngrohjeje në 28 shkolla. Gjithashtu Kushi ka dhënë urdhër që të merren masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Ndërkohë në 21 shkolla të tjera të merren masa, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse.
Në disa shkolla të zyrave arsimore Dibër dhe Devoll, ku temperaturat janë tepër të ulëta, orët e mësimit janë reduktuar me 10 minuta.