Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 12m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen -11 deri 0°C në zonat malore, -7 deri 8°C në zonat e ulëta dhe -2 deri 9°C në zonat bregdetare.