Një deputet serb dha dorëheqjen të martën pasi një video e tij duke parë pornografi gjatë një seance të tensionuar parlamentare u bë virale në internet këtë javë, raportoi transmetuesi shtetëror RTS.
Pamjet video të postuara në internet treguan Zvonimir Stevic duke parë përmbajtje pornografike në telefonin e tij gjatë një debati të nxehtë në parlament javën e kaluar, ku ligjvënësit po diskutonin një marrëveshje të mundshme që përfshin lidhjet me Kosovën.
Ekzekutivi i Partisë Progresive Serbe në pushtet e kritikoi Steviçin për “shikimin e një filmi pornografik” gjatë seancës ku u përplasën fizikisht edhe disa parlamentarë.
65-vjeçari me origjinë nga Kosova është një anëtar veteran i Partisë Socialiste – një anëtar i vogël në koalicionin qeverisës të Serbisë – dhe gjithashtu iu kërkua të jepte dorëheqjen nga shefi i partisë së tij pasi video u bë virale.
Serbia dhe Kosova janë nën presion të shtuar nga vendet perëndimore për të arritur një marrëveshje që do t’i shihte të dyja palët të normalizojnë marrëdhëniet.