Vendi ynë ditën e sotme do të përfshihet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të mbërthehen në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat pritet të shkojnë deri në -5 gradë celsius.
Në këtë mënyrë për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.
Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15 m/s.