Një mjek dhe një teknik imazherie të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Nazmi Metali me profesion mjek dhe Astrit Mansaku me profesion teknik imazherie, u ndaluan pasi dyshohet se u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarde spitalore për kryerjen e skanerit.
Hetimet janë drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj dhe kishin nisur prej tre javësh dhe janë dokumentuar disa raste të ryshfetit. Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit.