Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në orën 23:00 ku një motor elektrik i ka prerë rrugën automjetit dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit elektrik. Viktimë ka mbetur 20-vjeçari Enjon Saliaj për të cilin aksidenti ka rezultuar fatal.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk i ka dhënë ndihmën e duhur Enjon Saliajt por është arrestuar disa orë më pas.
Viktima është djali i Kudret Saliajt që u vra nga gruaja dhe vjehrri në qershor të vitit 2021 në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës teksa ishin në proces divorci.