Sot masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin mot me kthjellime e vranësira. Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu. Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen -2 deri 9°C në zonat malore, -1 deri 15°C në zonat e ulëta dhe 3 deri 15°C në zona bregdetare.