Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën pas një aborti.
Mësohet se e reja ka shkuar në spital një ditë më parë për të kryer abortin e detyruar pasi fëmijës i kishte ndalur zemra!
Ajo ka lënë spitalin, por më pas është detyruar që të kthehet në spital për shkak se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por më pas humbi jetën!
Grupi hetimor ka nisur hetimet për 2 mjekë të spitalit nëse ka pasur neglizhencë, por shkaku do të përcaktohet pas kryerjes së ekspertizës, konkretisht mjekut gjinekolog Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Nga sa është raportuar në media, e reja e kishte bashkëshortin në një burg në Greqi.