Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shkak të gjendjes shëndetësore.
Këtë të hënë, ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa avokatët kanë pretenduar se po kurohet në spital.
GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësorë që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo në qeli.
Arben Dervishaj, është akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion pasiv.