Paris Hilton u bë nënë! Trashëgimtarja e artë zbuloi se ajo dhe burri i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, nëpërmjet një nëne zëvendësuese.
Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku mban dorën e të sapolindurit, ajo shkroi: “Të duam pamasë”.
Hilton, 41 vjeç, gjithashtu konfirmoi lajmin për People, duke thënë: “Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të jem nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të entuziazmuar që e nisim familjen së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël.”