Gentian Nushi, ish nënkryetar i Bashkisë së Lushnjes është liruar nga burgu. Ai ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ka ezuruar dënimit gjatë qëndrimit në paraburgim. Vendimi është bërë me dije nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili njoftoi ditën e sotme për shuarjen e masës.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:
– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor”m thuhet në vendim.
Nushi u arrestua së bashku me ish kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, Ndaj tij rëndonin akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.